top of page

Apple Watch vjen në mars

Një analist i KGI Securities që është shumë i njohur kur bëhet fjalë për kompaninë Apple ka publikuar një raport të ri të hulumtimit sa i përket shitjeve të kompanisë amerikane, përkatësisht shitjeve të iPhone 6.

 

Në raportin e ri analisti Ming Chi Kuo ka parashikuar se Apple ka arritur të shesë një numër të jashtëzakonshëm të modeleve të reja të iPhone, përkatësisht 73 milionë njësi për tremujorin e katërt të vitit 2014.

 

Sipas raportit të njëjtë thuhet se Apple do ta lansojë edhe orën e saj të parë digjitale, Apple Watch, dhe se debutimi i saj zyrar do të ndodhë gjatë muajit mars.

 

Edhe pse Apple ka qenë shumë e kujdesshme sa i përket detajeve për orën e saj që pritet të paraqitet në treg brenda këtij viti, pritjet janë që karakteristikat e orës së shumë-pritur të Apple të bëhen të ditura pak kohë para debutimit të saj zyrtar.

 

Ndërsa sa i përket parashikimeve të shitjeve për iPhone 6, raporti thotë se iPhone 6 ka kontribuar me 42 milionë njësi të shitura për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe iPhone 6 Plus me vetëm 16 milionë njësi.

Raporti thotë se në tremujorin e parë të vitit 2015, Apple do të arrijë të shesë mbi 61 milionë njësi të telefonave të saj më të ri të gjeneratës iPhone 6

Lajmet e tjera

© 2015 nga Kronika.tk.

Kronika.tk është një portal informativ i cili mirëmbahet nga stafi jonë.Ne kemi kënaqësinë që të ju informojmë për lajmet më të reja nga Vendi,Rajoni dhe Bota.

Për ndonjë vërejtje,sugjerim apo lajm të ri të cilin Kronika.tk nuk e ka publikuar ju lusim që të na kontaktoni.


 

  • Wix Facebook page
  • Wix Twitter page
  • Wix Google+ page
bottom of page