top of page

Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Balotelli nuk transferohet në Parma

Brendan Rodgers ka insistuar se Mario Balotelli është i vendosur që të qëndrojë te Liverpooli dhe ka mohuar spekulimet për një largim të mundshëm të italianit gjatë afatit kalimtar të janarit tek Parma.
Balotelli është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë që prej transferimit të tij nga Milani për 20 milionë euro në verë dhe ende nuk ka shënuar gol në Premier League për “Të kuqtë”.
Mediet angleze raportuan se sulmuesi mund të rikthehet në Serie A, por Rodgers ka thënë se Balotelli dëshiron të mbetet në Angli dhe të tregojë veten te Liverpooli.
“Ai dëshiron të qëndrojë. Ai është duke u përmirësuar për Liverpoolin dhe dëshiron ta tregojë veten”, ka thënë Rodgers.
“Ky është klubi ku ju mund ta keni mundësinë për të shkëlqyer. Ky është një grup i bashkuar dhe me shpirt të fortë. Këtë e kemi parë edhe me lojtarët tjerë gjatë këtyre dy viteve”.
REKLAMA JUAJ - Këtu
Kliko këtu për të shpërndarë biznesin tuaj me ne.
REKLAMA JUAJ - Këtu
Kliko këtu për të shpërndarë biznesin tuaj me ne.
Lajme të tjera
REKLAMA JUAJ - Këtu
Kliko këtu për të shpërndarë biznesin tuaj me ne.
bottom of page