
Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Dobitë e vajit të peshkut

Vaji i peshkut i cili mesa duket nuk e ka humbur popullaritetin e tij.
Është shumë e vështirë të gjesh dobitë e vajit të peshkut tek ndonjë produkt apo ushqim tjetër. Për këtë ju mund të përdorni vetë vajin e peshkut në trajtë lëngu ose ta konsumoni në trajtë hapi(kapsule).
Ja disa nga dobitë e vajit të peshkut :
Tek vaji i peshkut gjenden acidet yndyrore Omega -3 . Këta acide ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke ulur rrezikun e forcimit të enëve të gjakut dhe nivelin e triglicerideve.
Vaji i peshkut minimizon infeksionin e kyçeve dhe degjenerimin makular ( sëmundje e syve). Nuk rrit numrin e lipoproteinave . Është shumë i dobishëm sepse ekuilibron acidin yndyror omega -3 me atë omega-6.
Kapsulat e vajit të peshkut nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna. Ndihmon në minimizimin e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit.
Përdorimi i kapsulave me vaj peshku apo vetë vajin e peshkut do t"ju ndihmojë në forcimin e shëndetit tuaj. Vaji i peshkut në shumicën e rasteve ndihmon në ekuilibrimin e pjesës më të madhe të funksioneve themelore të trupit.