
Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Grevistët pezullojnë grevën

Greva e minatorëve të Trepçës është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i “Trepçës”, Musë Mustafa, i cili në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se Greva është pezulluar dhe se minatorët janë duke dalë jashtë.
Ai ka theksuar se greva nuk është ndërprerë dhe se për përiudhën e pezullimit kanë dhënë një afat kohor.
“Greva nuk është ndërprerë. Greva për momentin është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë. Kemi dhënë një afat kohor për periudhën e pezullimit, por nuk kam mundësi të jap më shumë detaje tani për tani,".
--
Ndërpritet greva e minatorëve
Burime tona informative bëjnë të ditur se greva e minatorëve është ndërprerë në këto momente
(E plotesuar)
Gazeta Express do tu njoftojë për detajet tjera së shpejti.
Mustafa: Greva po vazhdon ende
(E Plotësuar) - Greva e minatorëve të kombinatit “Trepça” është duke vazhduar ende. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i “Trepçës”, Musë Mustafa.
“Këshilli grevist, sindikata dhe menaxhmenti prapë do të shkojnë poshtë në minierën dhe do të bisedoj me minatorët për zgjidhjen e këtij problemi”.
(15:25) - Pezullohet greva e minatorëve të Trepçës për një muaj?
Minatorët e Trepçës e kanë pezulluar grevën. Ata kanë vendosur t’ju japin kohë një muaj institucioneve të Kosovës të gjejnë një zgjidhje për këtë kompani.
“Greva është pezulluar për një muaj”, kanë thënë burimet e Kronika.tk
Greva e minatorëve kishte nisur pas dështimit të Kuvendit për të shndërruar Trepçën në kompani shtetërore./kronika.tk