top of page

Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Kurti: Isa Mustafa ta shkarkojë Jabllanoviqin ose të japë dorëheqje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë Qeveria i ka ditët e numëruara. "Një qeveri që nuk i ka punët mirë me minatorët dhe studentët i ka ditët e numëruara. Ai ka kërkuar nga kryeministri Mustafa që ta shkarkojë Jabllanoviqin, ose vetë të japë dorëheqje.
“Në qoftë se Isa Mustafa nuk i kërkon dorëheqjen Jabllanoviqit, atëherë ne përkojmë dorëheqjen e Mustafës”, tha Kurti, duke shtuar se “jemi mbledhur ta mbrojmë Trepçën, sepse ajo është e jona e jo e Serbisë’.
“Në Trepçë ka nisur shkatërrimi i Jugosllavisë, aty do të nis bashkimi i Kosovës”, tha ai, duke shtuar se me ligjin që është nxjerr në Kuvend Serbia e fiton Trepçen”.
"Kur populli del nga shtëpia, qeveria duhet të shkojë në shtëpi", tha Kurti.
bottom of page