top of page

Intervistë | Morgan Freeman: Për mua vathët kanë

vlerën e arkivolit

Aktori Morgan Freeman thotë se gjëja më e mirë në jetë është kur nëna e tij e solli në këtë botë. Ndërsa, thotë se e keqja ende nuk ka ndodhur. Freeman, në këtë intervistë, flet edhe për jetën, punën dhe ngatërrimin që i bëjnë me aktorin tjetër, Samuel Jackson. Flet edhe për rolin e vatheve që i ka ne veshët e tij.

 

“Orvatja për kënaqësi dhe paqe”

 

Z. Freeman, a nuk jeni lodhur duke punuar gjatë gjithë kohës?

 

M. Freeman: Nuk jam duke hapur tunele, as nuk po punoj në ndërtim. Puna ime nuk është e vështirë, është freskuese, është e këndshme. Ndoshta edhe më e mirë se kaq. Nuk është gjë e mirë të rrish kot, pa bërë asgjë.

 

Ka shumë kohë që nuk keni qenë pa punë, madje a ju kujtohet hera e fundit se kur keni kërkuar punë?

 

M. Freeman: Kam pasur shumë punë të këqija, por mendoj se më e keqja ishte puna në një vend të ushqimit. Para se të punoja tek puna me ushqim, kam punuar si nëpunës në një zyrë. Kërkova rrogë më të madhe, por ata më refuzuan. Pastaj, morra pjesë në një audicion për valltar dhe sapo e fitova këtë punë, e lashë punën në zyrë. E keqja ishte se puna si valltar zgjati vetëm tre muaj.Pastaj, në punën tjetër që gjeta, shërbeja kafe me llokume.

Nuk ngjan edhe aq keq…

 

M. Freeman: Eh pra, një natë njëri nga djemtë me të cilët kisha punuar si valltar erdhi aty. U përpoqa të fshihesha nën banak, por ai më pa dhe më pyeti se çfarë po bëja. Pasi ia pranova se isha aktor i pa punë, ai më tregoi se po shkonte në emisionin e tij të ri. Ai ka qenë moment më i tmerrshëm për mua.

 

Në jetën tuaj, keni pasur më shumë ditë të lumtura, apo ditë jo të mira?

 

M. Freeman: Do thosha, më shumë ditë të lumtura. Kam filluar të punoj në moshën 30 vjeçare dhe ende punoj, kështu që më shumë kam pasur ditë të lumtura.

 

Cila ka qenë gjëja më e mirë që dikush ka bërë për ju?

 

M. Freeman: Ma do mendja se gjënë më të mirë për mua e ka bërë nëna ime, që ka hapur këmbët dhe më ka nxjerrë jashtë

 

E më e keqja?

 

M. Freeman: Më e keqja ende nuk ka ndodhur

Kjo ngjan shumë pozitive

 

M. Freeman: Po bëj përpjekje të mëdha, sepse ndonjëherë jeta din që të jetë shumë e ashpër. Ndonjëherë është e dhimbshme, ndonjëherë e vështirë, ndonjëherë pikëlluese, kështu që mendoj që përderisa të gjitha këto duhet mbajtur mbi kurriz, atëherë duhet të orvatemi për kënaqësi dhe paqe.

 

Në ekran dukeni shumë Zen, jeni edhe në jetën reale i tillë?

 

M. Freeman: Unë jam Zen

 

A nuk ju bën me nerva kur ngatërroheni me Samuel Jacksonin? Kam dëgjuar që kjo ju ndodh shpesh…

 

M. Freeman: Po, po…Sam Jackson. Sam edhe unë kalojmë nëpër këtë si nëpër një rreth

 

A i kuptoni njerëzit drejtë?

 

M. Freeman: Një herë kam qenë në Dallas, Texas dhe duke pritur aeroplanin dhe një djalë ecte pas meje. Kisha vendosur syzet me dy kapakë, edhe me kapakun për syze dielli, por që nuk po përpiqesha të fshihesha nga askush. Isha veshur ashtu, sepse ashtu doja të vishesha. Djaloshi erdhi dhe më tha: ‘E di që po përpiqesh të fshihesh, por unë të njoh ty Samuel L. Jackson. ” I thashë: ‘Nuk jam Samuel Jackson”. Ai më tha: “Po gënjen, por të kuptoj. ” Sam ka të njëjtat histori. Njerëzit gjithmonë i ulërijnë ‘Ej, Morgan…” Dhe kjo është arsyeja që Sam para se të ngjitet në skenë, thotë ‘ unë nuk jam Morgan Freeman’.

 

Jeni miq me Samuel L. Jackson?

 

M. Freeman: Sam Jacksonin e njoh që nga vitet e ’80-ta, kur punonim bashkë në një teatër publik në Nju Jork, kështu që atë miqësi e kemi ruajtur për shumë vite. Por, si miq nuk është se kemi dalë ndonjëherë bashkë për të pirë një gotë. Unë jetoj në Misisipi, ndërsa Sam në Los Angelos. Unë nuk dua të jetoj në një vend të tillë.

 

Pse jeni kthyer në Misisipi?

 

M. Freeman: Kam jetuar në Nju Jork afër 30 vite. Vetëm sa nuk ulërija: më largoni nga këtu. Një ditë e kam kuptuar, që apartamenti në të cilën jetoja, në katin e tretë, nuk kishte dritë natyrore. Nuk e di se si jetojnë njerëzit nëpër këso lloj ndërtesash.

 

Tani keni më shumë privatësi, apo?

 

M. Freeman: Tani jetoj në një qytet të vogël, në të cilin pazarin mund ta bëj vetë, por nuk mundem të shkoj nëpër vende që kanë shumë njerëz si Walmart, Target. Është e pamundur që të shkosh atje të blesh një pastë dhëmbësh apo kafe dhe të mos bëhet ngjarje. Një nga të metat e të jetuarit me profil të lartë është se nuk ka privatësi. Më besoni, askush nuk e di të vlerësojë privatësinë, deri sa nuk e ka më.

 

A të bezdisin njerëzit?

 

M. Freeman: Po, sepse ata duan vetëm një gjë. ‘Nëna ime, gruaja ime, burri im, nuk besoj se do të të takojnë. Ma nënshkruani këtë!’

 

Dhe ju e bëni, apo jo?

 

M. Freeman: Jo. Nëse gruaja u thotë që ju jeni gënjeshtarë, atëherë jeni i tillë, apo jo? (qesh)

 

Një pyetje të fundit. Vathët i mbani për qejf apo për ndonjë qëllim?

 

M. Freeman: Këta vathë kanë vlerën e një arkivoli, nëse vdes në ndonjë vend të çuditshëm. Kjo është arsyeja pse marinarët mbajnë vathë.

Vathët kanë vlerën e arkivolit nëse vdes në ndonjë vend të çuditshëm

Lajme të tjera

© 2015 nga Kronika.tk.

Kronika.tk është një portal informativ i cili mirëmbahet nga stafi jonë.Ne kemi kënaqësinë që të ju informojmë për lajmet më të reja nga Vendi,Rajoni dhe Bota.

Për ndonjë vërejtje,sugjerim apo lajm të ri të cilin Kronika.tk nuk e ka publikuar ju lusim që të na kontaktoni.


 

  • Wix Facebook page
  • Wix Twitter page
  • Wix Google+ page
bottom of page