
Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Protestuesit nisen drejt qeverisë

Protestuesit janë nisur nga Biblioteka në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”. Ata gjatë këtij marshimi po brohorasin “ Isë, Isë argat i Serbisë dhe Trepça është e jona”
Përkrah drejtuesve te VV’së është edhe Nysrete Kumnova nga "Thirrjet e Nënave".
Protestuesit janë kapur dorë për dorë në të dy anët, dersia po brohorasin "Me hajna me hajna nuk ka shtet".
Nis protesta, mijëra protestues para Bibliotekës Kombëtare
Nga vendi i ngjarjes gazetari i Express ka lajmëruar se protestuesit do të nisen për 15 minuta për të Qeveria. Siç raportohet ata po presin autobusët nga Komunat e dukagjinit, pasi që rrugët ende janë të bllokuara.
Në këtë protestë është edhe një grup minatorësh nga Trepça.
Në ndërkohë edhe në Sheshin Zahir Pajaziti” ka turma te mëdha protestuesish.
Mijëra protestues tanimë janë mbledhur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, ku edhe do të fillojë protesta gjithë popullore kundër ministrit Jabllanoviq dhe në mbrojtje të Trepçës
Ndërkohë, një numër i protestuesve ka mbetur rrugëve për shkak të një aksidenti në Sllatinë.
Aty janë parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputet dhe kryetar të komunave.
Protestuesit marshojnë drejt Bibliotekës Kombëtare (Foto)
Protestuesit tani janë duke marshuar në drejtim të Bibliotekës Kombëtare, ku edhe pritet të nis protesta në ora 14:00.
Ata gjatë tërë kohës po thërrasin “Vetëvendosje, dorëheqja nuk mjafton, Jabllanoviq jashtë”. “Poshtë Jabllanoviqi, poshtë qeveria”.
“Besa besë, besën e kem dhanë, Jabllanoviqit kemi me ja q* atë nënë”, është thirrja që po brohoritet nga protestuesit.



