
Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Raketa godet veturën në rrugët e Mariupolit

REKLAMA JUAJ - Këtu
Kliko këtu për të shpërndarë biznesin tuaj me ne.
Në YouTube është postuar një video e granatimeve të qytetit ukrainas Mariupol, gjatë së cilës shkatërrohen automjetet në rrugë.
Të shtunën separatistët pro-rusë me raketa të sofistikuara kanë sërish në shënjestër këtë qytet lindor. Gjatë sulmit vdiqën së paku 30 njerëz.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se fjala është për mos respektim total të armëpushimit.
Qyteti port Mariupol është 100 kilometra larg Donetskit, ndërsa për Rusinë paraqet korridor potencial drejtë Krimes. Ka një popullsi prej 500 mijë banorësh dhe pozicion strategjik.
Videoja tregon përshkallëzimi e tensioneve në zonë. Ndërkohë, siç shkruan Business Insider, Rusia vazhdon të mohojë ekzistencën e trupave të saj në lindje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, në qershor ka deklaruar Mariupolin si kryeqytet të përkohshëm të zonës Donetsk. Analistët frikësohen se nëse rebelët marrin këtë vend, separatistët pro-rusë kanë një pikë kyçe logjistike në luftën kundër forcave të Ukrainës. Sepse, fjala është për portin e pestë më të madh ukrainas.
Një nga liderët kryesorë të rebelëve në lindje të Ukrainës, Alexander Zakharchenko, ka deklaruar dje se njësitë e tij kanë nisur një sulm ndaj forcave qeveritare që mbajnë nën kontroll portin e Mariupolit. Sipas tij, “ky qytet mund të bëhet monumenti i vdekjes sonë”!
Ndërkohë, kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar “rolin e Rusisë” në konfliktin në lindje të Ukrainës.
“Rusia jo vetëm që po shkel marrëveshjen e Minskut, por po shkel edhe parimet themelore të ligjit
ndërkombëtar dhe humanizmit”, deklaroi Yatsenyuk.
“Raketat kanë goditur edhe një dyqan fëmijësh”.
Që prej muajit prill të vitit të kaluar, mbi pesëmijë persona kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës.