
Kronika.tk
Klikoni për tu informuar të parët.

Zhduket një shqipëtare 17 vjeçe në Britani

Polica në Sussexin perëndimor të Britanisë janë në kërkim të një shqiptareje 17-vjeçe e cila është zhdukur nga Worthing që nga e enjtja e 8 janarit.
Junilda Koca nuk është parë që kur është larguar nga adresa ku ka qenë duke qëndruar.
Junilda, e cila duket më e moshuar se 17 vjeçe, përshkruhet si 1.6 cm me flokë shumë të gjata e të kafenjta, me sy gjithashtu të kafenjtë dhe me çehre të zbehtë.
Për herë të fundit që ajo është parë ka pasur të veshur një palë xhinse të kaltër të errët, çizme të kafenjta dhe një pallto të errët. Me vete kishte dy çanta të zakonshme apo çanta udhëtimi, një prej të cilave është e stilit “Luis Vuitton”.
Ajo ka arritur e pashoqëruar në Gatwick nga Shqipëria më 6 janar dhe, pas një vlerësimi nga organet britanike të migracionit dhe policisë, ajo u vendos nën kujdesin e autoriteteve lokale derisa po kryheshin edhe hetimet tjera.
Junilda nuk flet mirë gjuhën angleze dhe nuk ka asnjë kontakt apo familjar në Britani. Policia është duke punuar me organet e migracionit në vend dhe me organizatat për persona të zhdukur për ta gjetur atë.
“Nuk ka ndonjë dëshmi në këtë fazë se Junilda është lënduar, por ne jemi të brengosur për mirëqenien e saj meqë zhdukja e saj është e paqartë dhe është shumë e dobët”, ka thënë Mark Green nga qendra për emigracion në Britani.
Ai ka bërë thirrje për të gjithë ata persona që kanë ndonjë informatë se ku mund të jetë ajo, të kontaktojnë policinë përmes
101@sussex.pnn.police.uk apo të telefonojnë në numrin 101.